Trump do të garojë sërish në 2024 nëse humb këtë vit, deklaron ish-shefi i kabinetit
Ish-shefi i kabinetit të presidentit amerikan tha për Euronews se pret që Trump të kandidojë sërish në 2024 në rast se humb zgjedhjet.
“Do ta vendosja në listën e njerëzve që ka më shumë të ngjarë të garojnë në 2024. Atij nuk i pëlqen të humbasë”, tha Mick Mulvaney.
“Kush do të jetë kandidati kryesor i Republikanëve në zgjedhjet e 2024? Mendoj që njerëzit po fillojnë që tani nëse do të jetë Trump”.
Ish-këshilltari i presidentit nuk e shef si shqetësuese moshën e Trump, teksa theksoi se në 4 vite ai do të ishte “teknikisht” më i ri se ç ‘është kandidati Demokratik Joe Biden sot.
“Historitë për nivelin e tij të energjisë dhe faktin që ai nuk fle apo gjallërinë e tij janë të vërteta”, shtoi Mulvaney.
Mulvaney nuk është i vetmi që sugjeron se Trump mund të kandidojë sërish në rast se humbet zgjedhjet; Steve Bannon ka thënë të njëjtën gjë në tetor gjatë një emisioni televiziv.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta