Trump do të heqë mbrojtjen për speciet e rrezikuara në Gjirin e Meksikës
Presidenti amerikan, Donald Trump do të heqë mbrojtjen për speciet e rrezikuara në Gjirin e Meksikës. Mësohet se ai do të dërgojë ekipin “Skuadra e Zotit” e cila është e përbërë nga zyrtarë të lartë për të revokuar mbrojtjen e specieve të rrezikuara.
Skuadra, e quajtur zyrtarisht Komiteti i Specieve të Rrezikuara, përfshin shtatë udhëheqës të agjencive federale. Nëse pesë nga shtatë votat janë në favor të vazhdimit të një projekti, ai ecën përpara, gjë që mund t’i çojë speciet drejt zhdukjes. Ai do të mblidhet më 31 mars.
Ndër veprime të tjera, “Skuadra e Zotit” po propozon të anashkalojë një kërkesë të Shërbimit Kombëtar të Peshkimit Detar që industria e naftës dhe gazit të drejtojë anijet me shpejtësi të sigurt në Gjirin lindor dhe të monitorojë vendndodhjen e balenave për të shmangur goditjet dhe vdekjet.
Mësohet se rreth 51 balena dhe kafshë të tjera të egra janë drejt zhdukjes për shkak të derdhjes së naftës në platformën Horizon Deepwater të vitit 2010, e cila shkatërroi gjirin kur rrodhi rreth 210 milionë gallonë.
Dispozita e rrallë i lejon një presidenti të mbledhë një komitet drejtuesish agjencish të autorizuar për të vënë veton në mënyrë efektive në mbrojtje të specieve në prag të zhdukjes. Ndërkohë administrata Trump me heqjen e mbrotjes argumenton se ky vendim ka ardhur për arsye sigurie kombëtare.
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
- 21:31 Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin