Trump: Dokumente shumë interesante për UFO-t do të publikohen së shpejti! Këto fenomene janë reale

18 Prill 2026 | 10:15

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se dokumentet qeveritare që do të zbulojnë informacione rreth UFO-ve pritet të publikohen shumë shpejt.

“Ne gjetëm shumë dokumente shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, në mënyrë që edhe ju të shihni nëse këto fenomene janë reale”, tha Trump në një fjalim gjatë një eventi të organizuar nga Turning Point.

Në shkurt, Trump u kishte urdhëruar agjencive amerikane të fillonin publikimin e të dhënave qeveritare në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke përmendur interesin e fortë publik për këtë temë.

Duhet theksuar se urdhri erdhi pas kritikave të ashpra kundër Barack Obamës për ndarjen e papërshtatshme të informacionit të klasifikuar, kur presidenti i 44-të i SHBA-së  përmendi në një podcast se ekzistojnë alienët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026