Hakmarrja e Trump ndaj Twitter, firmos urdhrin ekzekutiv për heqjen e mbrojtjes ligjore ndaj mediave sociale

29 Maj 2020 | 06:07

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon heqjen e disa prej mbrojtjeve ligjore për platformat e mediave sociale.

Ai iu jep autoriteteve fuqinë për të ndërmarrë veprime ligjore kundër firmave të tilla si Facebook dhe Tëitter për mënyrën se si ata kontrollojnë përmbajtjet e tyre.  

Ndërsa firmoste urdhrin Presidenti Trump akuzoi platformat e mediave sociale se kishin “fuqi të pakontrolluar”.

“Po nënshkruaj këtë urdhër ekzekutiv për të mbrojtur dhe ruajtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e popullit amerikan” u shpreh Trump. Por një urdhër i tillë pritet të përballet me sfida ligjore. Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.

Pak ditë më parë  kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzoi Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi rrjeti social shtoi dy ligje që iu jepnin mundësi përdoruesve të kontrollonin dhe të faktonin postimet e presidentit.

Një urdhër i ngjashëm ekzekutiv ishte konsideruar më parë nga administrata, por ishte lënë mënjanë mes shqetësimeve se nuk plotësonte detyrimet ligjore dhe shkelte parimet e lirisë së fjalës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026