Trump gati të dorëzohet, i hap rrugë tranzicionit presidencial

24 Nëntor 2020 | 07:39

Duket se presidenti Donald Trump është gati të dorëzohet dhe është gati që drejtimin e Shtëpisë së Bardhë t’ja pasojë presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Tashmë nis edhe faza e tranzicionit presidencial. Donald Trump i hapi rrugë procesit duke lejuar që Biden dhe ekipin e tij të kenë qasje në fonde dhe njoftime të klasifikuara.

Në një postim në rrjetin social twitter Trump shkroi se kryetarja e Administratës se Shërbimeve Qeveritar Emili Murphy është kërcënuar e për këtë arsye për më mirën e saj dhe të vendit i hap dritën jeshile fazës së tranzicionit. Ai shkruan se ka autorizuar qoftë ekipin e Murphu por edhe ekipin e tij që të nisin me protokollet fillestare.

Administratorja e Administratës qeveritare, Emily Murphy, e cila është akuzuar për mbështetje ndaj Trump në një letër nuk i referohej Biden si presidenti i zgjedhur, por thjesht duke e nënvizuar si një fitues i shpallur.

Nga ana tjetër Trump nuk ka përmendur asnjë tërheqje mbrapa dhe madje është zotuar të vazhdojë betejat e tij ligjore në përpjekjen e tij për t’u rizgjedhur president.

Sidoqoftë ndaj tij është shtuar presioni nga shumë republikanë  për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve .

Pas disa sfidash ligjore dhe pretendimesh për manipulim votash Trump humbi edhe Micigan.

Në këtë shtet Joe Biden u certifikua zyrtarisht fitues i zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Lexoni gjithashtu: 

Biden emëron stafin. Zgjidhen anëtarët kyç të ekipit presidencial, Blinken sekretar i Shtetit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026