Trump heq tarifat dhe kufizimet për Uiskin: Mbretëresha dhe Mbreti më bindën

30 Prill 2026 | 21:49

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të heqë tarifat dhe kufizimet për uiskin dhe burbonin, në një vendim që e lidhi drejtpërdrejt me vizitën e fundit të çiftit mbretëror britanik në Shtetet e Bashkuara

Në një postim në rrjetin social ‘Truth’, presidenti amerikan shkruan:

“Në nder të Mbretit dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, të cilët sapo u larguan nga Shtëpia e Bardhë dhe po kthehen në vendin e tyre të mrekullueshëm, unë do të heq tarifat dhe kufizimet për uiskin që lidhen me aftësinë e Skocisë për të bashkëpunuar me Commonwealth of Kentucky në prodhimin e uiskit dhe bourbonit – dy industri shumë të rëndësishme në Skoci dhe në Kentucky.

Njerëzit kanë dashur ta bëjnë këtë prej kohësh, pasi ka pasur tregti të fortë mes vendeve, veçanërisht në lidhje me fuçitë prej druri që përdoren.

Mbreti dhe Mbretëresha më bindën të bëj diçka që askush tjetër nuk ka arritur ta bëjë, pothuajse pa kërkuar fare! Një nder i madh që i pritëm të dy në SHBA.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026