Trump ndryshon qëndrim dhe inkurajon mbajtjen e maskave

2 Korrik 2020 | 12:10

“Unë them se të gjithë duhet të mbajnë maskë. Mendoj se maskat janë të mira. Do ta mbaj nëse do të jem në grup njerëzish . Dhe e kam bërë. Njerëzit më kanë parë. Do të dukesha si kauboj vetmitar”, tha presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste për Fox Business.

Ditët e fundit autoritete të ndryshme kanë bërë thirrje që amerikanët të mbajnë maska në vende publike, pasi në shumë shtete raportohet çdo ditë një rritje e të infektuarve me COVID-19.

Edhe të tjerë udhëheqës botërorë, si presidenti francez Macron, kryeministri kanadez Trudeau, janë parë duke mbajtur maskë në publik një përpjekje për të inkurajuar përdorimin e tyre.

Trump vijon ta cilësojë virusin një telash për të cilin shpreson se do të largohet shpejt, e madje shprehet optimist se situata është nën kontroll.

SHBA-të janë vendi më i prekur në botë nga COVDI-19 me më shumë se 2.6 milionë të infektuar.

Këtë të mërkurë u raportua një tjetër rekord, duke arritur mbi 128 mijë viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026