Trump kritikon Merz: Duhet të merret me ndalimin e luftës në Ukrainë dhe jo me çështjen e Iranit

30 Prill 2026 | 19:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kritikoi përsëri sot kancelarin gjerman Friedrich Merz, duke i thënë se duhet të përqendrohet më shumë në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, dhe më pak në, siç deklaroi ai, ndërhyrjen në përpjekjet për të frenuar “kërcënimin bërthamor iranian”.

“Kancelari gjerman duhet të shpenzojë më shumë kohë për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë (në të cilën ai ishte plotësisht joefektiv) , si dhe për të rregulluar vendin e tij, veçanërisht në fushat e imigracionit dhe energjisë, dhe më pak kohë duke ndërhyrë në përpjekjet e atyre që punojnë për të hequr kërcënimin bërthamor iranian, duke e bërë kështu botën, përfshirë Gjermaninë, më të sigurt”, shkroi Trump në rrjetin social Truth.

Kancelari gjerman tha të hënën se nuk e sheh se çfarë lloj strategjie kanë Shtetet e Bashkuara për të dalë nga lufta me Iranin.

Mertz vlerësoi se i gjithë kombi amerikan u poshtërua nga udhëheqja iraniane, dhe veçanërisht nga Garda Revolucionare Iraniane.

Të mërkurën, Merz përsëriti se mendon që lufta në Iran është e gabuar dhe se ia tha këtë Trumpit gjatë vizitës së tij të fundit.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, filluan sulmet ajrore kundër Iranit më 28 shkurt, pasi bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit dështuan të prodhonin një marrëveshje.

Në konfliktin, në të cilin SHBA-të nuk mbështetën vendet e tjera anëtare të NATO-s, një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026