Trump largohet nga spitali, vijon trajtimin në Shtëpinë e Bardhë

6 Tetor 2020 | 05:39

Pas pak ditësh i shtruar në spital, Presidenti i SHBA Dobald Trump la mjediset e qendrës mjekësore Walter Reed dhe rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, ku 74-vjeçari do të vijojë trajtimin nga COVID-19.  I mësuar me daljet e tij si një show man” Donald Trump u shpreh se ndihej shumë më mirë dhe shumë shpejt do t’i rikthehej fushatës zgjedhore.

Përpara se të largohej nga spitali, ekipi mjekësor i Trump megjithatë shtoi se presidenti ende nuk e kishte kaluar tërësisht rrezikun.

“Ne të gjithë vijojmë të mbetemi optimistë dhe të jemi të vëmendshëm sepse jemi në një territor ku dimë shumë pak gjëra kur bëhet fjalë për një pacient që ka marrë terapitë që në hapat e parë të trajtimit. Pra, ne do të shohim gjatë fundjavës, madje deri të hënën për të parë nëse do të jetë e njëjta situatë apo do të përmirësohet edhe më shumë. Vetëm atëherë do të mund të marrim frymë lirisht”, ka thënë doktori i presidentit amerikan.

Sipas të dhënave në SHBA raportohet më shumë se 7.4 milionë të prekur me COVID-19 dhe më shumë se 210.000 viktima.

Por duket se Presidenti Trump po shërohet shpejt dhe qëndrimi në spital nuk e ka bindur të jetë më i vëmendshëm dhe të mbajë maskë.

74-vjeçari shpërndau një video në rrjetet sociale duke u shprehur se njerëzit duhet të vazhdojnë jetën e tyre, pa lejuar që virusi t’i dominojë.

“Sapo u largova nga qendra Mjekësore Walter Reed dhe është vërtetë diçka e veçantë mjekët, infermierët janë ata të cilët të përgjigjen të parët. Unë kam mësuar shumë rreth coronavirusit dhe diçka është e sigurt, mos e lejoni të fitojë, mos kini frikë prej tij, ne do ta mposhtim”

Por kthimi i Presidentit vjen në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë është raportuar se një numër i madh i stafit është i infektuar.  Të paktën 13 persona të afërt të 74-vjeçarit kanë rezultuar pozitiv duke e kthyer shtëpinë më të njohur në botë një vatër të COVID-19.

 

Lexoni gjithashtu:

“Ndihem shumë mirë”, Trump njofton daljen nga spitali pasditen e sotme

Kritikohet ‘shëtitja’ e Trump, ekspertët: Presidenti vuri në rrezik jetën e personave të tjerë

Trump surprizon mbështetësit, presidenti largohet për pak minuta nga spitali

Trump video-mesazh nga spitali: Ditët në vijim testi i vërtetë, do të kthehem së shpejti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026