Trump në deklaratë për shtyp: Demokratët po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet

5 Nëntor 2020 | 23:51

Presidenti Donald Trump ka dalë në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë ku po komenton zhvillimet më të fundit mbi zgjedhjet, veçanërisht përmbysjen e rezultatit në disa shtete duke hedhur dyshime mbi votat e dërguara me postë.

Ai ka vënë në pikëpyetje vërtetësinë e rezultateve duke i thënë mediave se nuk do të “zgjedhjet të vidhen për shkak të korrupsionit” apo “rezultateve të fabrikuara”.

Trump po flet me tone të ashpra duke përmendur një “valë të kuqe” që ka pushtuar vendin.

Ai gjithashtu thotë se ka fituar votat e “e vlefshme” duke nënkuptuar skepticizmin e tij ndaj votave të dërguara me postë për shkak të pandemisë COVID-19.

Numërimi i votave vijon në disa shtete fushë beteje, rezultati i të cilave do të vendosë të ardhmen e Trump.

Presidenti foli gjerësisht për një sërë parregullsish, veçanërisht në Miçigan, shtet të cilin ai tha se e ka fituar “ligjërisht”, por që iu dha Biden.

Në një fjalim disi të hallakatur pa shumë prova mbi pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve, ai gjithashtu iu referua sondazheve para elektorale si sondazhe “shtypëse” të cilat kishin për qëllim që të linin mbështetësit e tij në shtëpi.

Deri më tani nuk ka prova që vërtetojnë pretendimet për mashtrim elektoral në shtetet ku vijon numërimi i votave.

 

Lexoni gjithashtu

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara