Trump nënshkruan paketën e ndihmës financiare post-COVID-19
Presidenti i SHBA, Donald Trump, firmosi paketën e ndihmës financiare post-COVID-19 pas shumë ditësh refuzimi për ta pranuar marrëveshjen.
Paketa prej 2.3 tirilionë dollarësh do t’i vijë në ndihmë miliona amerikanëve për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë federale.
Trump, i cili lë postin e presidentit më 20 janar pasi humbi zgjedhjet e nëntorit, u tërhoq nga “kërcënimi” i tij për ta bllokuar projekt-ligjin e miratuar nga Kongresi javën e kaluar.
Presidenti amerikan kërkoi që Kongresi ta ndryshonte projekt-ligjin duke rritur ndihmën financiare për familjet amerikane që po vuajnë pasojat e pandemisë, nga 600 dollarë në 2,000 dollarë.
Shumë ekspertë ekonomie janë shprehur se ndihma financiare duhet të jetë më e lartë, por thonë se ndihma është urgjente dhe duhet të jepet sa më shpejtë.
Shpërndarja e ndihmave të papunësisë, që po i jepeshin rreth 14 milionë personash, ndaloi të shtunën dhe do të rinisë menjëherë pasi presidenti Trump nënshkroi paketën.
Lexoni gjithashtu:
Kreu i OBSH: COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit në botë
Evropa nis vaksinimin, në Itali, Spanjë, Gjermani dhe Austri bëhen injeksionet e para
SHBA pranë kolapsit, refuzimi i Trump për draftin anti-COVID rrezikon ekonominë
Bota izolon Britaninë, qetëson OBSH: Lloji i ri i virusit pjesë normale e evolucionit të pandemisë
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta