Trump nis fushatën në Tulsa, shpërthen kundër ‘fake news’
Presidenti Donald Trump mbajti mitingun e shumëpritur në Tulsa të Oklahomës, që shënoi dhe nisjen e fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e nëntorit. Kreu i shtetit reagoi ndaj kritikave të bëra në adresë të tij.
“Ne po fillojmë fushatën tonë dhe unë ju falënderoj të gjithëve ju. Ju jeni luftëtarë! Unë i kam parë, i kam ndjekur lajmet e rreme për disa javë dhe çdo gjë ishte negative. Por sot është diçka të cilën s’e kam parë kurrë më parë”, deklaroi Trump.
Përpara eventit, mbështetësit e Trump po brohorisnin për të dhe shumë pak mbanin veshur maskat, pavarësisht shqetësimeve shëndetësore.
“Mendoj se ai ka bërë një punë fantastike. Nuk mund të kishte bërë më mirë sepse gjërat ndodhën kaq shpejt”, tha nje mbështetëse e presidentit.
Ndërkohë, një event anti-Trump, në kujtim të George Floyd, u mbajt në një kishë të Tulsës.
“Mendoj se është e tmerrshme, e pahijshme… E vlerësoj presidentin që ndryshoi ditën nga 19 në 20 qershor, por të vinte këtu këtë fundjavë kur ne festojmë një nga gjërat e pakta që ky vend ka bërë për afro-amerikanët, për gjërat për të cilat u sakrifikuam, mendoj se është qesharake. Gjithashtu, më shqetëson edhe shëndeti i njerëzve”, tha reverendi Robert Turner.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset