Trump nuk voton paketën e COVID-19, presidenti në largim dëshiron që kongresi të rrisë shumën stimuluese

23 Dhjetor 2020 | 07:34

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëron se nuk do të nënshkruajë një projekt-ligj mbi paketën financiare, ndihmë për situatën e krijuar nga pandemia.

Në një video mesazh të postuar në Twitter, ai u kërkoi ligjvënësve të “heqin dorë nga shpenzimet e kota”, duke shtuar se paketa “me të vërtetë është një turp”.

“Quhet fatura e ndihmës Covid, por pothuajse nuk ka asnjë lidhje me Covid,” u shpreh Trump.

Presidenti ne largim tha se ai dëshiron që kongresi të rrisë shumën stimuluese në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve.

Fondi prej rreth  900 miliardë dollarësh përfshin pagesa  prej 600 dollarësh për shumicën e amerikanëve. Dështimi për të miratuar një projekt-ligj ose për të vendosur një veto të mundshme të Trump mbi legjislacionin mund të shkaktojw një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Paralajmërimi nga presidenti republikan në largim, vështirëson një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit, jeta e të cilëve është vështirësuar nga pandemia.

Lexoni gjithashtu:

SHBA ofron 900 mld $ si ndihmë financiare për të prekurit nga pandemia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026