English

“Trump nxiti rebelimin”, Biden akuzon presidentin në detyrë: sulmoi demokracinë tonë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të enjten se ishte presidenti Donald Trump që nxiti aktet e dhunës në Capitol Hill, duke e quajtur të mërkurën ditën më të errët në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe një sulm ndaj demokracisë.

- Advertisement -

Duke folur nga lokaliteti Uillmington i Delauerit, ku ka prezantuar emërimet për Departamentin e Drejtësisë, Biden i quajti mbështetësit e Trump “terroristë të brendshëm”.

“Mos guxoni t’i quani ata protestues. Ata ishin një turmë rebelësh, kryengritësish, terroristë të brendshëm”, u shpreh Biden.

Ai akuzoi Trump se në 4 vite presidencë ka përbuzur demokracinë amerikane, Kushtetutën dhe sundimin e ligjit.

“Ai ka sulmuar institucionet tona demokratike që nga fillimi dhe e mërkura ishte kulmi i këtij sulmi të pandalur”, theksoi Biden, i cili shtoi se do t’i rikthejë dinjitetin Amerikës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?