Trump pas telefonatës me Putin: Rusia dhe Ukraina do nisin menjëherë negociatat

19 Maj 2025 | 19:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka postuar në Truth Social pas bisedës telefonike 2-orëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai thotë se beson që telefonata shkoi “shumë mirë”, duke shtuar se “Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe, më e rëndësishmja, t’i japin fund luftës”.

Trump shprehet se kushtet për një armëpushim do të jenë një negociatë midis Ukrainës dhe Rusisë “sepse ata i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni”.

“Sapo përfundova një telefonatë dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për një armëpushim dhe, më e rëndësishmja, për një FUND të luftës.

Kushtet për këtë do të negociohen mes dy palëve, ashtu siç duhet të jetë, sepse vetëm ato njohin detajet e një negociate që askush tjetër nuk do t’i dinte. Toni dhe shpirtërimi i bisedës ishin të shkëlqyer. Po të mos ishin, do ta thosha tani, jo më vonë.

Rusia dëshiron të zhvillojë TREGTI në shkallë të gjerë me Shtetet e Bashkuara sapo të përfundojë kjo “gjakderdhje” katastrofike, dhe unë jam dakord. Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme që Rusia të krijojë vende të panumërta pune dhe pasuri. Potenciali i saj është i PAKUFIZUAR. Po ashtu, Ukraina mund të përfitojë shumë në fushën e tregtisë gjatë procesit të rindërtimit të vendit të saj.

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të nisin menjëherë. Kam informuar për këtë Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës, Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, Presidentin Emmanuel Macron të Francës, Kryeministren Giorgia Meloni të Italisë, Kancelarin Friedrich Merz të Gjermanisë dhe Presidentin Alexander Stubb të Finlandës, gjatë një telefonate me mua menjëherë pas bisedës me Presidentin Putin.

Vatikani, i përfaqësuar nga Papa, ka shprehur interes të madh për të pritur negociatat. Le të fillojë procesi”, shkroi Trump në rrjetin social.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026