Trump përjashton dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë

19 Gusht 2025 | 16:45

Presidenti amerikane Donald Trump ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane për të ndihmuar në zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje në Ukrainë, pavarësisht se dje shprehu gatishmëri për këtë ide.

Në një intervistë telefonike në Fox News këtë mëngjes, Trump u pyet: “Çfarë lloj garancish mendoni se keni, duke shkuar përpara, pas kësaj administrate Trump, se nuk do të jenë ushtarë amerikanë në terren duke mbrojtur kufirin (e Ukrainës)?”

“Epo, keni sigurinë time dhe unë jam president”, u përgjigj Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi të martën se Trump është “i vendosur” të mos dërgojë trupa amerikane për të mbrojtur Ukrainën. Por, shtoi ky person, ka mënyra të tjera që SHBA-të të sigurojnë që Kievi të jetë i mbrojtur.

Zyrtari shtoi se bisedat në lidhje me angazhimet për garancitë e sigurisë janë duke vazhduar dhe specifikat se si do të duket kjo do të vazhdojnë të jenë objekt negociatash midis SHBA-së, aleatëve të saj evropianë dhe Ukrainës. Udhëheqësit e huaj duan të dinë se çfarë burimesh do të angazhojë Trump për të siguruar që, sapo të arrihet një marrëveshje e mundshme paqeje, Rusia të mos jetë në gjendje të riorganizohet dhe të ndjekë më shumë territor në të ardhmen.

Trump tha të martën se ai ende beson se vendet evropiane janë “vija e parë e mbrojtjes” kur bëhet fjalë për agresionin rus në Ukrainë, por se SHBA-të do të përfshihen në ndihmën për të siguruar rajonin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026