Trump përsërit thirrjen ndaj aleatëve të bashkohen në mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit

16 Mars 2026 | 17:33

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një konferencë për mediat nga shtëpia e Bardhë të hënën se po inkurajonte vendet e tjera të bashkoheshin me operacionet, duke shtuar se disa vende i kishin thënë tashmë se ishin “në rrugën e duhur”. Ai vuri në dukje se disa vende dukeshin entuziaste për pjesëmarrjen, ndërsa të tjerat jo.

Ai tha se vendet e tjera duhet të jenë “të lumtura të na ndihmojnë” me situatën në Ngushticën e Hormuzit, duke shtuar se nuk ishte i sigurt nëse vendet që potencialisht ndihmojnë operacionet dëshironin që përfshirja e tyre të bëhej publike.

Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi se priten pak sulme të tjera, duke pretenduar se Irani tani ka “shumë pak fuqi zjarri” për të përdorur.

Trump tha se forcat amerikane kanë shkatërruar 30 anije minuese në Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se nuk ishte e qartë nëse ishin vendosur mina në zonë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026