Trump “pranon” humbjen: Zgjedhjet u manipuluan, nuk i njoh
Presidenti Donald Trump vijon të këmbëngulë se nuk do të njohë zgjedhjet presidenciale, pavarësisht faktit se ka pranuar për herë të parë se demokrati Joe Biden ka fituar.
“Fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan,” shkruante presidenti republikan në një postim në Twitter, ndërsa përsëriste pretendimet e tij ende të pavërtetuara për parregullsi gjatë zgjedhjeve. Por rreth 1 orë më vonë, presidenti shkroi sërish në Twitter dhe tha se nuk do ta njihte rezultatin e votimeve të 3 nëntorit.
Trump ka nisur një sërë betejash ligjore në shtete kyçe, që deri më tani kanë rezultuar jo të suksesshme. Më herët gjatë javës, zyrtarët zgjedhorë i deklaruan votimet e këtij viti si “më të sigurtat në historinë amerikane”, duke shtuar se “nuk ka asnjë prove se sistemet e votimit kanë fshirë, humbur apo ndryshuar vota.”
Ndërkaq, z. Biden mbetet president i zgjedhur, me 306 vota elektorale në favor të tij, ndërsa udhëheq edhe në votën popullore me 5 milionë. Një rinumërim i mundshëm ose cfarëdo betejash ligjore nuk pritet të rrëzojnë rezultatin final.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta