Trump rikthehet në fushatë, gara në Georgia për kontrollin e Senatit

6 Dhjetor 2020 | 12:11

Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur tubimin e tij të parë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Eventi  në Georgia vjen pak javë  përpara zgjedhjeve të balotazhit sa i përket  Senatit  të cilat do të vendosin kontrollin e dhomës së sipërme.

Gara do të përcaktojë se cila parti kontrollon Senatin Amerikan. Demokratët, të cilët tashmë kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, duhet të fitojnë të dy vendet për të kontrolluar Senatin. Nëse republikanët fitojnë një vend, ata do të mbajnë shumicën dhe do të jenë në gjendje të bllokojnë shumë nga pikat e agjendës legjislative te Biden.

Joe Biden është kandidati i parë demokrat që fitoi këtë shtet në zgjedhjet presidenciale, çka nuk ndodhte që nga viti 1992. Trump ka refuzuar vazhdimisht të pranojë humbjen dhe ka pretenduar se ka patur manipulime në zgjedhje.

Në fjalimin e tij të mbajtur një ditë më parë megjithatë presidenti duket se e pranoi humbjen e tij, duke pretenduar se masat e tij të politikës së jashtme mund të ndryshonin së shpejti për shkak të presidentit të zgjedhur sipas kushtetutës amerikane,  Biden do të marrë detyrën në 20 janar pavarësisht nëse Trump pranon apo jo humbjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026