Trump ‘rikthehet’ në rrjete sociale

20 Shkurt 2022 | 20:23

Sipërmarrja e re e ish presidentit amerikan Donald Trump, një rrjet social i quajtur Truth Social, pritet të lancohet të hënën e 21 shkurtit në App Store.

Lancimi i aplikacionit do të rivendosë praninë e Trump në rrjetet sociale, të cilit i është ndaluar hyrja në Twitter, Facebook dhe YouTube për më shumë se një vit.

Trump u “përjashtua’ nga rrjetet sociale më të njohura pasi përkrahi mbështetëst e tij që iu sulën Kapitolit në Uashington më 6 janar 2021.

Më 15 shkurt, djali i madh i Trump postoi një video në Twitter ku shkruhej: “Bëhuni gati! Presidenti juaj i preferuar do të kthehet së shpejti!”

Pas platformës qëndron Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump (TMTG).

“Ne do të fillojmë marketingun në dyqanin Apple këtë javë. Do të jetë mirë, sepse do të kemi shumë më tepër njerëz që do të jenë në platformë,” tha për Fox News ish-kreu i Komitetit të Inteligjencës të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Devin Nunes, raporton Reuters.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026