Trump skeptik për planin: Nuk e kanë paguar çmimin. Teherani: Gati të mbrohemi

3 Maj 2026 | 13:57

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se po e shqyrton propozimin e ri të bërë nga Irani për t’i dhënë fund luftës, por u shpreh skeptik në lidhje me të.

“Do t’ju vë në dijeni më vonë. Pres një fjalë prej tyre”, deklaroi Trump përpara se të hipte në “Air Force One”.

Ndërsa më vonë në një postim në “Truth Social”, presidenti republikan përsëriti qasjen e tij fillestare, por nuk ofroi më shumë informacione mbi propozimin apo pikat e tij.

“Unë do ta shoh planin që na ka dërguar Irani, por nuk besoj se do të jetë i pranueshëm pasi ata nuk e kanë paguar ende çmimin për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës në 47 vitet e fundit”, shkroi Trump në profilin e tij.

Ndërkohë, dy agjenci iraniane lajmesh të afërta me Gardën Revolucionare, “Tasnim” dhe “Fars” raportuan se Teherani e ka dërguar propozimin me 14 pika përmes Pakistanit, si përgjigje ndaj një plani me 9 pika të propozuar nga Amerika.

Pakistani ka pritur raundin e parë të negociatave mes Uashingtonit dhe Teheranit, që më vonë dështuan, me palën amerikane që refuzoi të merrte pjesë më pas pasi delegacioni iranian u tërhoq.

Më herët gjatë javës, Trump refuzoi një propozim të mëparshëm, edhe pse bisedimet kanë vazhduar dhe se armëpushimi i brishtë duket se po mban ende.

Ndërkohë, në një reagim, kreu i magjistraturës iraniane deklaroi në rrjetin “X” se Teherani nuk e parapëlqen vazhdimin e konfliktit, por do të luftojë nëse dinjiteti i tij do të kërcënohet.

“Nuk e mirëpresim vazhdimin e luftës, por as i trembemi. Nëse dinjiteti ynë do të kërcënohet, atëherë do të luftojmë për ta mbrojtur”, tha Mohseni Ejei.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026