Trump: Tarifa 100% për vendet evropiane që vendosin taksën dixhitale për kompanitë amerikane

26 Qershor 2026 | 19:50

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi të premten se do të vendosë tarifa 100% për të gjitha mallrat nga çdo vend që vendos një taksë mbi shërbimet dixhitale për kompanitë amerikane.

Trump, i cili në postimin e tij iu referua “disa vendeve evropiane”, tha se këto tarifa të reja do të zëvendësonin çdo marrëveshje tregtare ekzistuese ose të ardhshme.

“Disa vende evropiane po diskutojnë zbatimin e menjëhershëm të një Takse mbi Shërbimet Dixhitale për kompanitë amerikane. Disa prej tyre janë shumë afër miratimit të saj.

Le të shërbejë kjo deklaratë si një paralajmërim i qartë se çdo vend që vendos një taksë të tillë do të përballet menjëherë me tarifa 100% për të gjitha produktet që eksporton në Shtetet e Bashkuara.

Këto tarifa do të mbizotërojnë mbi çdo marrëveshje tregtare me vendin në fjalë, pavarësisht nëse ajo është zbatuar tashmë, është nënshkruar apo është ende në pritje.

Për më tepër, tarifat 100% do të vendosen menjëherë nëse këto vende vazhdojnë me zbatimin e taksës”, thotë ai konkretisht.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit

Shpallja e marrëveshjes kornizë midis Izraelit dhe Libanit për armëpushimin konsiderohet çështje orësh. Sipas informacioneve, njoftimet – dhe ndoshta nënshkrimi – do të bëhen sot, të premten në Uashington...
19:33 | 26/06/2026

“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti

Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave...
19:04 | 26/06/2026

Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i quajti të premten sulmet e fundit me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit një “shkelje të pamend” të...
18:35 | 26/06/2026