Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afaganistani dhe Irani, NATO: Lëvizje e gabuar

18 Nëntor 2020 | 08:03

Lajmi se Presidenti Trump do të reduktojë numrin e trupave amerikane në Afganistan dhe Irak me 2,500 është pritur me shqetësim dhe paralajmërime nga aleatët, por edhe nga vetë partia e tij.

Shefi i NATO-s tha se do të kishte një “çmim të lartë” nëse SHBA dhe forcat aleate largohen nga Afganistanin shumë shpejt duke shtuar se vendi rrezikon edhe një herë të kthehet një platformë për militantët ndërkombëtarë të cilët mund të organizojnë sulme.

Përtej paralajmërimeve, sekretari i përkohshëm i mbrojtjes së Trump konfirmoi se trupat ushtarake do të tërhiqen.

“Deri në 15 Janar 2021, forcat tona, në Afganistan do të jenë 2.500 trupa. Forcat tona në Irak gjithashtu do te jene 2.500 ushtarë”, deklaroi Christopher Miller, ushtrues detyre i sekretarit amerikan të mbrojtjes.

24 orë më parë, duke parashikuar kete lëvizje, Udhëheqësi i Shumicës së Senatit Mitch McConnell, tashmë një kritik i Trump, reagoi duke e cilësuar një lëvizje të gabuar.

“Një tërheqje e shpejtë e forcave amerikane nga Afganistani do të dëmtonte aleatët tanë dhe do të do të kënaqte njerëzit që duan të na dëmtojnë. Do të rikujtonte largimin poshtërues amerikan nga Saigon në 1975”, u shpreh sentaroi Mitch McConnell, udhëheqës i shumicës në Senat.

Tërheqja e ushtarëve nuk korrespondon me premtimin e Trump për të sjellë të gjitha trupat në shtëpi deri në Krishtlindje, por ajo do të hyjë në fuqi në ditët e tij të fundit në detyrë, duke i mundësuar presidentit të largohet me pretendimin se ka përmbushur një premtim fushate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026