Trump: Ushtria po ndërton një kompleks masiv nën sallën e re të vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ushtria amerikane po ndërton një kompleks masiv nën sallën e tij të re të ballove në Shtëpinë e Bardhë.
“Tani, ushtria po ndërton një kompleks të madh nën sallën e vallëzimit, gjë që ka dalë në dritë së fundmi për shkak të një padie idiote që është ngritur”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
Ai shtoi se kompleksi është në ndërtim e sipër dhe po ia dalin shumë mire. Trump dha detaje lidhur me punimet teksa tha se do të ketë xhama antiplumb i çati dhe tavane rezistente ndaj dronëve.
Javën e kaluar, Trump tha se kishte një komponent të sigurisë kombëtare në ndërtimin e sallës së vallëzimit që duhej të ishte sekret.
Vitin e kaluar, presidenti urdhëroi që Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë të shembej në mënyrë që të ndërtohej një sallë vallëzimi me vlerë 400 milionë dollarë. Ky veprim ishte i diskutueshëm, me kundërshtime të dukshme ndaj shkatërrimit të Krahut Lindor.
Trump shpesh ka theksuar nevojën për sallën e vallëzimit, me presidentin që ka thënë se ajo do të përdoret për darka shtetërore, gala dhe ngjarje të tjera ku marrin pjesë liderë botërorë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, projekti po financohet nga donacione private.
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
Netanyahu mirëpret marrëveshjen me Libanin: Arritje historike, goditje e madhe për Iranin
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 21:45 Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës