Trump video-mesazh nga spitali: Ditët në vijim testi i vërtetë, do të kthehem së shpejti
Në një video 4 minutëshe nga ambientet e spitalit ku ndodhet i shtruar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se ditët në vijim do të jenë një test i vërtetë për trajtimin e tij.
Në mesazhin e tij dhënë nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake “Walter Reed”, Trump falenderoi ekipin mjekësor, por edhe të gjithë ata liderë që i kishin uruar shërim të shpejtë. 74-vjeçari u shpreh se mezi pret ti rikthehet fushatës së lënë përgjysmë.
“Erdha këtu. Nuk po ndihesha mirë, tani ndihem shumë më mirë. Unë duhet të kthehem, sepse ne ende duhet ta bëjmë Amerikën sërish të madhe. Ne kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për këtë, por kemi akoma hapa për të bërë dhe duhet ta përfundojmë. Mendoj se do të kthehem së shpejti, mezi pres ta përfundoj fushatën. Por kjo ishte diçka që ndodhi dhe u ka ndodhur miliona njerëzve në të gjithë botën. Ditët në vijim janë një provë e vërtetë, do të shohim çfarë ndodh”, tha presidenti amerikan.
Videoja e postuar një rrjetin social Twitter u publikua pak kohë pasi nisën të qarkullonin edhe informacione të ndryshme rreth shëndetit të kreut të Shtëpisë së Bardhë, i cili është prekur nga COVID-19.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020
Mjeku i tij, doktor Conley u shpreh se Presidenti po reagonte mirë dhe kishte bërë progres që nga momenti kur u diagnostikua. Ai shtoi se ekipi mjekësor ishte optimist për shëndetin e 74-vjeçarit. Gjatë një deklaratë në orët e vona të së shtunës, mjeku Conley u shpreh se presidenti përfundoi një dozë të dytë të remdesivir dhe e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke u marrë me punë dhe duke lëvizur në dhomën e spitalit.
Ndërsa në ambientet e jashtme të spitalit me qindra mbështetës të presidentit mbanin pankarta në duar duke i uruar shërim të shpejtë.
Zonja e Parë Melania Trump, e cila gjithashtu rezultoi pozitive me COVID-19, po ashtu është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta