Trump viziton murin me Meksikën, zotohet për përmbushjen e premtimit
Presidenti Donald Trump ka bërë një vizitë në kufirin SHBA-Meksikë, për të shënuar 200 miljet e murit të projektuar për të parandaluar emigracionin ilegal.
Duke nënshkruar strukturën prej betoni ai tha se është muri më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm në botë.
Trump deklaroi më vonë se muri ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit në Arizona, pavarësisht se shteti raportoi një rekord të ri rastesh.
“Përmes autoriteteve tona të shëndetit publik, ne parandaluam një katastrofë të koronavirusit në kufirin tonë jugor, duke ndalur emigracionin ilegal dhe duke kthyer ata që kaluan. Ata kaluan ne i kthyem mbrapsht menjëherë”, deklaroi Trump.
Trump është i vendosur të përmbushë premtimin elektoral për të ndërtuar 450 milje mur brenda fundit të vitit.
Vizita për të parë progresin vjen teksa fushata elektorale ka nisur. Sidoqoftë, mitingu i mbajtur javën e kaluar në Tulsa ishte një zhgënjim, me një pjesëmarrje të vakët që vuri në dyshim fuqinë elektorale të kreut të shtetit dhe aftësinë e tij për të siguruar një mandat të dytë.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta