Trupat ushtarake amerikane pritet të largohen nga Afganistani më 11 shtator
Presidenti Joe Biden ka vendosur që trupat ushtarake amerikane të qëndrojnë në Afganistan edhe pas datës 1 maj, afat për të cilin kishte rënë dakord më parë ish-presidentit Donald Trump dhe talebanët.
Sipas një njoftimi të një funksionari të shtetit, trupat amerikane do të largohen nga Afganistani më 11 shtator, datë e cila përkon me 20-vjetorin e sulmit të Kullave Binjake.
Prej disa kohësh, Biden kishte lënë të nënkuptohej se nuk kishte të ngjarë që 2.500 trupat e pozicionuar në Afganistan do të largoheshin përpara afatit.
Vendimi i tij rrezikon të sjellë kundërpërgjigjen e talebanëve kundrejt forcave amerikane dhe atyre afgane duke përshkallëzuar edhe më shumë konfliktin që vijon prej dy dekadash, si dhe do të rindezë ndasitë politike në vend mbi përfshirjen e Amerikës në atë që shumë e kanë cilësuar si “luftë e tejzgjatur”.
Në marrëveshjen e nënshkruar në shkurt të vitit 2020 me administratën e Presidentit Donald Trump, talebanët ranë dakord që të ndalnin sulmet e të nisnin bisedime për paqe me qeverinë afgane, në shkëmbim të tërheqjes së plotë të trupave amerikane nga territori i vendit deri në maj të 2021.
Krerët e ushtrisë amerikane kanë thënë se sulmet ndaj trupave të SHBA kanë rënë ndjeshëm përgjatë vitit të fundit, por nga ana tjetër ka pasur një shtim të sulmeve ndaj afganëve.
Kur presidenti Joe Biden shkeli në Shtëpinë e Bardhë në janar, ai ishte fare mirë i vetëdijshëm për afatin dhe kishte mundësi që ta respektonte atë nëse do kish dashur.
“Do të jetë i vështirë t’i përmbahemi afatit të 1 majit”, tha Biden në fund të marsit. “Nëse largohemi, do të duhet ta bëjmë këtë në një mënyrë të sigurt dhe të rregullt”.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta