Turistët drejt Greqisë, rikthehet tradita e udhëtimeve tokësore. Kufiri me RMV e Shqipërinë hapet në 1 korrik

29 Qershor 2020 | 06:51

Me mijëra qytetarë presin çdo ditë në kufirin mes Greqisë dhe Bullgarisë, gati të shijojnë sezonin veror. Kufijtë e Greqisë po rihapen dhe turistët nga e gjithë Evropa po ringjallin një traditë të vjetër: udhëtimet tokësore.

 “Pritëm rreth një orë. A është radhë e gjatë? Po, është. Kam paguar për udhëtimin turistik që në dhjetor. E dini, nëse nuk e përdornim, do të merrnim një rimbursim në vitin 2022! E kush do të priste deri në vitin 2022?” thotë një turist nga Serbia.

“COVID-19 është shqetësim për të gjithë. Por çdo gjë është në rregulla nëse merr masat; dorezat dhe maskë”, shprehet një turist nga Britania e Madhe.

Deri në fillim të korrikut, kufiri Promahonas është i vetmi kalim i hapur për udhëtarët në Greqinë Veriore. Nga këtu vijnë çdo ditë mijëra turistë nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Serbia. Autoritetet greke kryejnë testime për COVID-19 dhe ata kanë zbuluar një pjesë të vogël të turistëve që kanë rezultuar pozitivë.

“Një oficer nga zyra e doganës na tha të parkojmë makinën, të marrim pasaportat tona dhe pastaj të bëjmë një provë”, thotë turisti nga Serbia.

Të kalosh kufirin ndoshta do të duhet më shumë se një orë pritje, por ia vlen. Familja e Markos, nga Serbia duke kaluar nga Bullgaria shpenzoi 9 orë për të mbërritur në Halkidhiki.

“Ne diskutuam për një kohë të gjatë nëse do të shkonim apo jo. Në fund vendosëm se është mirë të shkojmë. Pse të humbasim këtë shans? Ne ishim të shqetësuar nëse do të ndaleshim në kufi, por në fundi gjithçka ishte në rregull”, thotë Marko Ignjatov, nga Serbia.

Udhëtimet tokësore nga Evropa qendrore dhe Veriore drejt Halkidhiki kanë qenë shumë popullore në vitet 1980. Dhe pandemia duket se ka rikthyer këtë traditë, pasi njerëzit kanë frikë të përdorin avionë, trena apo autobusë.

“Këto ditë, udhëtimet tokësore janë shumë më të lehta sesa në të kaluarën. Rrjetet rrugore janë modernizuar, këtu në Greqi, në Ballkan dhe në të gjithë Evropën. Përmes shpejtësisë udhëtimi me distanca të gjata bëhet më i lehtë”, thotë Ioannis Koufidis, kreu i Unionit të Biznesit në Halkidhiki.

Ndërsa kufijtë tokësorë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pritet të hapen në 1 korrik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026