Turistët izolohen në ishullin grek, testim për të parë nëse mund të organizohen pushime të sigurta
Rreth 200 turistë holandezë mbërritën në ishullin grek të Rodos për t’u larguar nga kufizimi në vendin e tyre dhe për t’u izoluar vullnetarisht për tetë ditë në ishullin grek të Rodos. Sigurisht për të shijuar pushimet, por edhe për të testuar nëse mund të organizohen pushimet të sigurta gjatë pandemisë.
“Ndihem çuditshëm të jesh këtu në këto momente, por jam shumë e lumtur të shkoj për pushime. Të shijoj kohën, të pushoj së bashku me motrën time”, thotë Amy Smulders, turiste.
Për vetëm 399 euro, secili pjesëmarrës ka një paketë ‘all inclusive’ që përfshin, përdorimin e pishinave, restoranteve e të tjera shërbime në Resortin Mitsis Grand Hotel Beach. Vetëm kaq ata, pasi ata nuk mund të shkojnë në plazh. Turistët duhet të pranojnë se mund ta shohin detin vetëm nga ballkoni, pasi askush nuk lejohet të dalë nga resorti ku janë të vetmit të ftuar.
Në hotel të ftuarit duhet të ruajnë distancën 1.5 metra, iu nënshtrohen disa testeve COVID-19 qoftë përpara udhëtimit por edhe gjatë qëndrimit në hotel dhe pas pushimeve. E kur pushimet të kenë përfunduar ata duhet të karantinohen për të paktën 5 ditë. Pavarësisht kufizimeve, kërkesat për të marrë pjesë në këtë testim ishte i madh, rreth 25 mijë njerëz u nënshkruan me shpresën për të marrë një biletë.
Mattijs ten Brink, shefi ekzekutiv i turit holandez i cili organizoi udhëtimin u shpreh se eksperimenti do ti ndihmojë ata të kuptojnë sesi të menaxhojnë më tej industrinë e turizmit. Ekonomia e Greqisë varet shumë tek ky sektor dhe shteti fqinj po përpiqet të rikthejë turistët. Rodos është ishulli i katërt më i madh dhe mirëpret më së shumti turistë të huaj.
Nënkryetari i bashkisë së Rodos tha se megjithëse ishte e pakëndshme për turistët që të mbylleshin në një hotel, ky test ishte një hap përpara. Nga ana tjetër, banorët vendas kanë reaguar me ndjenja të përziera, disa frikësohen se kjo do të dëmtojë bizneset jashtë resorteve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta