English

Turizëm pa kanabis, autoritetet në Amsterdam: Turistëve t’u ndalohet hyrja në ”Coffee Shop”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet në Amsterdam po planifikojnë të ndalojnë shitjen e Kanabisit dhe drogave të tjera të lehta për turistët e huaj. Kryebashkiaku i kryeqytetit holandez, policia dhe zyra e prokurorit të përgjithshëm propozuan idenë si një mënyrë për të kufizuar turizmin e lidhur me konsumin e drogave të lehta dhe të ndreqin imazhin e Amsterdamit si kryeqyteti botëror i drogave. Por prodhuesit dhe shitësit e Kanabisit shprehen se ndalimi i shitjes për turistët e huaj do të krijojë probleme për qytetin.

- Advertisement -

“Në momentin që turistët vazhdojnë të vijnë në qytet, mbyllja e kafeneve ku shitet Kanabis do të shkaktojë një problem akoma më të madh. Pra, plani është që të ulet numri i turistëve që vijnë në Amsterdam, çka nuk do të ndodhë, dhe në të njëjtën kohë do të krijohet problemi i shpërndarësve në rrugë, çka është dhe problemi që duhet luftuar”, tha Joachim Helms, përfaqësues i Shoqatës së “Tregtarëve të Kanabis”.

Edhe pse kultivimi i Kanabisit është i jashtëligjshëm në Holandë, shitja e tij nuk përbën shkelje ligjore. Kryebashkiaku i Amsterdamit tha se ky propozim nuk do ta ndryshojë këtë fakt, pasi kafenetë ku shitet Kanabis janë pjesë integrale e qytetit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?