Turizmi ndërkombëtar në kolaps, vaksinimi i pabarabartë rëndon ekonominë globale
Kolapsi në turizmin ndërkombëtar për shkak të pandemisë mund t’i kushtojë ekonomisë globale deri në 2.4 trilionë dollarë këtë vit, pasi përhapja e pabarabartë e vaksinave shkatërron vendet në zhvillim, që janë shumë të varura nga turistet e huaj.
Në një raport të botuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin deklarohet se edhe me rritjen e numrit të personave të vaksinuar, ndikimi ekonomik i pandemisë në turizëm po rezulton të jetë më i ashpër se parashikimet me negative, të bëra 12 muaj më parë.
Rënia e turizmit mund t’i kushtojë ekonomisë botërore deri në 4.8 trilionë dollarë për vitin 2020 dhe 2021, duke i dhënë një goditje 2.9 trilionë dollarë vendeve të varfra.
Analiza merr parasysh humbjet ndaj industrive që furnizojnë ushqim, pije, akomodim dhe transport në sektorin e turizmit, por nuk pasqyron paketa stimuluese ekonomike që mund të zbusin ndikimin e pandemisë.
Në studim parashikohet një ulje prej 75% e hyrjeve turistike në vendet me norma të ulëta vaksinimi këtë vit, krahasuar me një ulje prej 37% në vendet që kanë të vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë. Sipas parashikimeve, pritet te ketë një rënie prej 5.5% të papunësisë për punën e pakualifikuar.
Gjithashtu, mes 100- 120 milion vendeve te punës në sektorin e turizmit, të cilat janë në rrezik, shumë prej tyre do prekin të rinjtë, gratë dhe punëtorët informalë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta