Pas dy vjetësh ndërprerjeje Turqia dërgon një anije shpimi për gaz në lindje të Mesdheut.
Gjatë ceremonisë për të përuruar nisjen e misionit Presidenti Erdogan tha se anija ‘Abdulhamid Han’, është “simbol i vizionit të ri të Turqisë në fushën e energjisë”
Erdogan shtoi se anija do të fillojë shpimin në pusin Yorukler-1 rreth 55 kilometra nga brigjet e Gazipasa, në provincën e Antalias.
Athina zyrtare shprehet se është duke vëzhguar.
“Ne po monitorojmë nga afër situatën. Mbetemi në gatishmëri. Por ne qëndrojmë të qetë dhe bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të siguruar që i gjithë rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe të mbrojmë ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat sovrane të vendit tonë”, tha Giannis Oikonomou, zëdhënësi i qeverisë greke.
Një delegacion turk do të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme. Vizita vjen pas premtimit të presidentit amerikan Joe Biden për të dorëzuar avionë luftarakë F16 për forcën ajrore të vjetër të Turqisë. Ministri turk i Mbrojtjes tha se ekipi do të mbërrijë në Uashington të hënën me ftesë të zyrtarëve amerikanë të cilët nuk janë identifikuar.
Turqia e cila është anëtare e NATO-s u përjashtua nga programi F35 Joint Strike Fighter për shkak të blerjes së një sistemi të avancuar të mbrojtjes raketore ruse në vitin 2019.
LEXONI GJITHASHTU:
- Turqia shton eksportet në Rusi, kryesisht frutat dhe arrat
- Turqia akuza ndaj Greqisë për varkën me emigrantë, asnjë reagim nga pala helene