Turqia dhe Rusia apel OKB-së për zgjatjen e misionit humanitar në Siri

1 Korrik 2021 | 08:05

Turqia po zhvillon bisedime me Rusinë dhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zgjatjen e operacionit që mundëson kalimin e ndihmave për qytetarët sirianë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, kur mungojnë 10 ditë nga përfundimi i mandatit të misionit.

Miliona njerëz në Siri varen nga ndihmat humanitare që aktualisht furnizohen nga një kalim i vetëm kufitar, ai që lidh Turqinë me veri-perëndimin e Sirisë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje të autorizuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, zyrtarët e të cilit kanë paralajmëruar një katastrofë humanitare nëse mandati i misionit nuk ripërtërihet.

Duke folur përkrah ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin e Antalilas, Cavusoglu deklaroi se mandati, që skadon më 10 korrik, duhet të zgjatet.

“Është me rëndësi që rezoluta e Këshillit të Sigurimit për këtë kalim kufitar të zgjatet. Duke qenë se bëhet fjalë për ndihma humanitare, duhet ta zgjidhim problemin pa e politizuar. Ndaj, ne nuk po flasim vetëm me Rusinë, por edhe me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit,” – tha Cavusoglu.

Nga ana e tij, Lavrov kritikoi aktin për mbrojtjen e civilëve sirianë të firmosur në 2020-n nga presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, që përmban sanksione të ashpra në dëm të presidentit sirian, Bashar al Assad.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026