Turqia godet ISIS, 357 të arrestuar pas sulmit terrorist në Stamboll
357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë terroristë u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore.
Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se operacionet u zhvilluan në 21 provinca, duke theksuar se Turqia nuk do të tregojë tolerancë ndaj terrorizmit.
41 prej të arrestuarve kishin lidhje me militantët e përfshirë në sulmin e së hënës dhe po planifikonin sulme të ngjashme në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri. Më parë, Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit njoftoi se policia bastisi 114 vende në Stamboll dhe dy provinca të tjera, duke sekuestruar materiale dhe dokumente të ndryshme.
Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë tha se Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste identifikoi të dyshuarit përmes analizimit të materialeve digjitale të sekuestruara gjatë hetimeve të mëparshme në lidhje me ISIS-in.
Nga shkëmbimi i zjarrit mes militantëve të ISIS dhe policisë në Turqi mbetën të plagosur edhe 8 policë.
Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit