Turqia mbështet Azerbajxhanin, tensionet vazhdojnë: Armenia tërhiqet nga Nagorno-Karabahkh
Tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka nënvizuar për të disatën herë se mbështet forcat azere, duke bërë thirrje Armenisë që të tërhiqet nga territoret e Nagorno–Karabakh.
“Rruga drejt një paqeje të qëndrueshme do të vijë nëse Armenët do të tërhiqen nga çdo centimetër i tokave azere që kanë zaptuar. Përpjekjet e vazhdueshme për të përgojuar Turqinë nuk do ta shpëtojnë qeverinë e Armenisë,” – është shprehur Erdogan.
Gjithashtu me ndërhyrjen e tre shteteve pjesë të Grupit të Minskut e krijuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OBSE) është bërë edhe më e dukshme tensioni mes vendeve.
“Duke marrë parasysh se tre vendet e Grupit të Minskut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Franca e kanë neglizhuar këtë problem për afro 30 vjet është e papranueshme që ata janë përfshirë në një kërkesë për armëpushim përballë këtyre zhvillimeve negative që kanë dalë në pah këto ditë. Por nëse diçka kërkohet, atëherë pushtuesit duhet të largohen nga këto terrene në mënyrë që të arrihet një zgjidhje,” – ka shtuar më tej presidenti turk.
Ndërkohë që tre vendet e Minskut bëjnë thirrje për armëpushim, Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë të sulmojnë njëra-tjetrën me artileri të rënda duke e bërë situatën më të tensionuar.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta