Mbesa e liderit suprem të Iranit arrestohet sërish për mbështetje të protestuesve

28 Nëntor 2022 | 14:39

Mbesa e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, aktivistja e opozitës Farida Moradkani është arrestuar në Iran pasi u bëri thirrje qeverive të huaja të ndërpresin lidhjet me Teheranin për shtypjen e dhunshme të protestave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re iraniane në paraburgim nga policia.

“Bota e lirë, ji me ne. Thuaju qeverive të tua të ndalojnë së mbështeturi këtë regjim vdekjeprurës që vret fëmijë. Ky regjim nuk është besnik ndaj asnjë parimi fetar dhe nuk njeh rregulla, përveç forcës dhe qëndrimit në pushtet”, tha Moradkani në një deklaratë video që ishte shpërndarë në internet nga vëllai i saj para arrestimit të tij, raportoi CNN.

Moradkani tha se në këtë moment kritik të historisë, i gjithë njerëzimi vëren se populli iranian me duar bosh po lufton me forcat e liga me guxim.

Ajo tha gjithashtu se iranianët janë në luftë me qeveritë që mbështesin regjimin iranian dhe u bëri thirrje vendeve demokratike që të tërheqin përfaqësuesit e tyre nga Irani dhe të dëbojnë përfaqësuesit iranianë nga vendet e tyre.

Regjimi iranian e ka arrestuar edhe më parë Moradkanin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026