Turqia miraton tërheqjen nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

3 Janar 2023 | 08:38

Gjykata e Lartë Administrative në Ankara ka konfirmuar dhe miratuar sot tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.

Vendimi për t’u tërhequr nga ajo marrëveshje ndërkombëtare është marrë në mars 2019 nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e shpjegoi atë me faktin se konventa është në kundërshtim me themelet tradicionale të vendit dhe promovon homoseksualitetin, raporton TASS.

Dokumenti ka tërhequr kritika të ashpra në qarqet konservatore të Turqisë, të përfaqësuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet.

Konventa e Stambollit, një marrëveshje ndërkombëtare e Këshillit të Evropës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, u miratua në maj 2011.

Më 12 mars 2012, Turqia ishte vendi i parë që ratifikoi Konventën, e cila hyri në fuqi në vitin 2014 dhe u nënshkrua nga 46 vende, plus Bashkimin Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026