Turqia në izolim total, Erdogan merr vendimin pas rritjes së infektimeve dhe vdekjeve
Njerëzit në Turqi mbushën dyqanet, marketet dhe braktisën qytetet e mëdha për fshatrat, ose bregun jugor të vendit, që po bëhet gati të hyjë në bllokadën më të rreptë të pandemisë.
Ishte presidenti Erdogan që vendosi izolimin total nga e enjtja deri më 17 maj.
“Përveç sektorit të prodhimit, manifakturës, ushqimit, pastrimit dhe atij shëndetësor, që do bëjnë përjashtim, të gjitha aktivitetet e tjera do pezullohen”, tha z. Erdogan.
Bëhet fjalë për izolimin e parë kombëtar që do zgjasë thuajse 3 javë. Më parë, qeveria turke kishte zgjedhur bllokada të pjesshme, ose shtetrrethim në fundjavë për të reduktuar impaktin ekonomik.
Në kuadër të kufizimeve të reja, banorëve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, veç rasteve kur u duhet të blejnë ushqime dhe për nevoja të tjera thelbësore.
Bizneset dhe industritë që do bëjnë përjashtim janë fabrikat, agrikultura, shëndetësia dhe kompanitë e logjistikës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta