Turqia nis vaksinimin, punonjësit shëndetësorë marrin dozat e para të vaksinës kineze

15 Janar 2021 | 07:29

Ditën e djeshme Turqia nisi vaksinimin kombëtar kundër Covid-19 me vaksinën e zhvilluar në Kinë, “Sinovak”.

Të parët që iu nënshtruan vaksinimit ishin punonjësit shëndetësorë, teksa në ditët në vijim do të fillojë vaksinimi i personave të moshuar.

Doza e dytë e vaksinës do të injektohet 28 ditë pas marrjes së dozës së parë.

Kategoria e tretë që do marrë vaksinën janë të rinjtë dhe personat nën 50 vjeç.

Turqia, e cila ka regjistruar mbi 23 mijë viktima nga koronavirusi, ka porositur 50 milionë doza të vaksinës “Sinovak” dhe deri më tani ka marrë 3 milionë prej tyre.

Lexoni gjithashtu:

30.5 milionë doza vaksinash anti-COVID janë shpërndarë në 43 vende të botës

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026