Turqia pret më shumë turistë nga Evropa këtë dimër
Kompanitë turke të udhëtimit janë duke pritur fluks të turistëve evropianë në muajt në vijim, pas heqjes së kufizimeve të vendosura për COVID-19 dhe rritjes së çmimeve të energjisë.
“Këtë dimër presim më shumë turistë sesa në vitin e shkuar”, ka thënë Cem Polatoglu, zëdhënës i Asociacionit të operatorëve të udhëtimit në Turqi, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Gjatë pandemisë, njerëzit nuk kanë shkuar nëpër pushime. Tani që janë hequr kufizimet, shumë turistë ndihen sikur të jenë ‘liruar nga zinxhirët’”, ka thënë ai.
Përveç kësaj, edhe rritja e çmimeve të energjisë në Evropë është duke ndikuar në rritje të rezervimeve në sezonin e dimrit, sidomos në rajonet me kosto të lirë.
Rreth 29.3 milionë persona besohet se kanë kryer pushimet e tyre në periudhën janar-gusht të këtij viti në Turqi, çka përbën rritje për 108 për qind në krahasim me vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta