English

Tushi për abuzimet ndaj të miturve: Ky nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si ‘turp kombëtar’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sociologu i njohur Gëzim Tushi thotë se ngacmimet apo abuzimet seksuale ndaj të miturve ndodhin për arsye të ndryshme.

- Advertisement -

I pranishëm në studion “Ilva Now”, z. Tushi u shpreh se një ndër problemet që kanë familjet shqiptare është mungesë e komunikimi me fëmijët e tyre.

Sipas tij, detyra prindërore është që t’u mësojnë fëmijëve kulturën e denoncimeve nëse vërejnë se bien “viktimë” e ngacmimeve seksuale.

“Fenomeni është kompleks dhe shkaqet janë komplekse. Shqipëria e ka pasur fenomenin e pedofilisë më të rrallë, pasi fëmijët i kanë qenë më të mbrojtur. Ka një rënie të strukturave fondamentale të sigurisë. Nëse familja nuk flet dhe nuk e mban afër…..fëmijëve duhet t’u mësojnë kulturën e denoncimit”, tha ai.

Ai u shpreh kritik edhe për shkollat, ku tha se nuk flitet aq sa duhet për çështjet e seksualitetit.

“Ligjërimi për sekusualitetin në shkollë duhet të flitet. Ne akoma kemi tabu dhe kjo mungesë e edukimit nga dy institucione sikurse janë shkolla dhe familja, ju garantoj se ne do kemi parë raste të tilla, sepse ne nuk e mund të vendosim policë pas çdo fëmije. Në duhet të mësojmë fëmijëve që të ngrenë digën mbrojtëse  për ta kuptuar se kur kërcënohet”, tha ai.

Për sociologun Gëzim Tushi, nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si “turp kombëtar”, ndërsa kritikoi institucionet shtetërore me argumentin se nuk kanë bërë sa duhet për parandalimin e sulmeve seksuale.

“Ky nivel i lartë i pedofilisë është një turp kombëtar. Ne duam reagim qytetar, ata qindra sa ishin, ishte një masivitet dhe ai ishte një reagim qytetar. Ai prodhoi një presion social. Rasti i vajzës [Rrëshen] që është përdhunuar duhet të kthehet në një çështje alarmi”, tha ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?