Twitter vendos paralajmërim për kontrollim të fakteve në postimet e presidentit amerikan Donald Trump
Për herë të parë platforma “Twitter” ka vendosur një paralajmërim për kontrollim të fakteve në postimet e presidentit amerikan Donald Trump.
Të mërkurën, Twitter shtoi një frazë paralajmëruese në dy postime të Presidentit, të cilat e quanin votimin përmes postës si “mashtrues” dhe parashikoi mes të tjerave se “kutitë postare do të grabiteshin. Nën këto postime tanimë ka një link që shkruan “Njihuni me faktet mbi votimin përmes postës”, i cili i drejton përdoruesit e “Twitter” në një faqe ku mund të kontrollojnë fakte dhe lajme mbi pretendimet e pabaza të presidentit Trump.
Deri më tani presidenti amerikan i ka shmangur përpjekjet e “Twitter” për të vendosur rregulla që synojnë promovimin bisedave “të shëndetshme” për përdoruesit e njohur të saj.
Trump vazhdimisht inkurajon keqinformimin, shpërndan postime abuzive dhe i përdor ato për të sulmuar qytetarët, por edhe figurat publike – diçka që ndalohet në rregullat zyrtare të Twitter.
Në një deklaratë, Twitter tha se postimet i Donald Trump mbi votimet përmes postës “përmbajnë informacione çorientuese për sa i përket procesit të votimit dhe janë etiketuar për të ofruar informacione shtesë”.
Kreu i qeverisë amerikanë nuk është përballur asnjëherë më parë me sanksione të Twitterit në llogarinë e tij.
Bashkëshorti i një gruaje, e cila ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti dy dekada më parë në zyrën e përfaqësuesit të atëhershëm të partisë Republikane, Joe Scarborough, kërkoi që platforma t’i fshinte postimet e pabaza të presidentit, duke sugjeruar se Scarborough, vrau gruan e tij. Twitter e rishikoi këtë deklaratë ndërsa shprehu keqardhje, por deri më tani nuk ka vepruar mbi këto postime.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta