U akuzua se gënjeu para parlamentit holandez, Mark Rutte i mbijeton votës së mosbesimit
Kryeministri holandez Mark Rutte i ka mbijetuar një vote mosbesimi mbi sjelljen e tij gjatë bisedimeve për të formuar një koalicion qeverisës.
Partitë e opozitës në Holandë paraqitën një mocion mosbesimi ndaj kryeministrit të përkohshëm Mark Rutte dhe e akuzuan së kishte gënjyer publikisht për atë çka ishte diskutuar privatisht gjatë bisedimeve për të formuar një kabinet, duke paraqitur sfidën më të madhe për udhëheqjen e tij në një kohë kur Rutte ishte fituesi i qartë i zgjedhjeve parlamentare të 17 marsit, që u pa si një referendum mbi menaxhimin e tij të krizës së coronavirusit.
Humbja e një votëbesimi do ta dëmtonte aftësinë e tij për të formuar një qeveri të re. Rutte, një konservator 54-vjeçar i cili ka qenë në detyrë për më shumë se 10 vjet, vuri në dukje rekordin e tij dhe tha se shpresonte të vazhdonte drejtimin e vendit. Ai është quajtur ndryshe “Teflon Mark” për aftësinë e tij për t’i mbijetuar skandaleve.
Bisedimet për formimin e një qeverie të re u ndërprenë papritur në 25 Mars kur një nga negociatorët kryesorë zbuloi padashur një dokument të ndjeshëm për një fotograf lajmesh. Dokumenti tregoi se negociatorët po diskutonin për të mënjanuar deputetin popullor Pieter Omtzigt, një kritik i shquar i Kabinetit të mëparshëm të Rutte. Vërejtja e fshehtë është interpretuar se nënkupton që ai të mbetet jashtë parlamentit – ose jashtë Holandës. Omtzigt, i cili u betua si anëtar i parlamentit të Mërkurën, tha se nënkuptimi që ai duhej të largohej ishte “një fyerje ndaj votuesit Holandez”. Rutte i kërkoi falje Omtzigt për atë që kishte ndodhur gjatë debatit.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta