U akuzua si spiun i Mossadit, reagon Suedia: Një qytetar i joni u ekzekutua në Iran

18 Mars 2026 | 14:47

Një qytetar suedez, i cili ndodhej në burg në Iran, është ekzekutuar në orët e para të ditës së sotme. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme të Stokholmit, Maria Malmer Stenergard, përmes një deklarate të shpërndarë nga mediat suedeze.

“Me trishtim të thellë mora vesh për ekzekutimin e një qytetari suedez në Iran. Mendimet e mia shkojnë tek familjarët në Suedi dhe në Iran në këtë moment të vështirë”, tha ajo, duke e cilësuar dënimin me vdekje si një ndëshkim “jo njerëzor, i egër dhe i pakthyeshëm”.

Autoritetet e Teheranit kishin njoftuar më parë për ekzekutimin e një burri të dënuar me vdekje për spiunazh në favor të Mossad, pa specifikuar nacionalitetin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026