U arrestuan nga ICE, 5-vjeçari Liam dhe babai i tij lirohen! Kthehen në shtëpi në Minneapolis
5-vjeçari, Liam Conejo Ramos i cili u arrestua rreth 10 ditë më parë nga agjentët e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minesota, u kthye këtë të diele në shtëpi.
Arrestimi i djalit në një bastisje në Minneapolis shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe më gjerë pasi i publikuan pamjet të vogëlushit me një agjent të veshur me të zeza në sfond. Dje, një gjyqtar i Teksasit vendosi që djali të lirohej, së bashku me të atin.
Përfaqësuesi Joaquin Castro , një demokrat nga Teksasi, në një postim në “X” shpërndau një foto të djalit me prindërit e tij.
“Një baba dhe bir u liruan të shtunën nga një qendër paraburgimi familjar në Teksas dhe u kthyen në Minesota këtë mëngjes nga Castro. Nuk do të ndalemi derisa të gjitha familjet, të gjithë fëmijët, të jenë kthyer në shtëpi”, tha ai.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) tha se djali u arrestua gjatë një bastisjeje që synonte të atin. ICE është përballur me kritika për metodat e saj, të cilat konsiderohen brutale, dhe për vdekjen e dy protestuesve të qëlluar nga agjentët federalë në Minneapolis në janar.
Zëvendëspresidenti J.D. Vance tha se djali u mor në paraburgim nga ICE pasi babai i tij, të cilin Vance e përshkroi si një emigrant pa dokumente, iku për të shmangur arrestimin nga agjentët.
Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare