U gjet i pajetë pranë një lumi, arrestohet 16-vjeçari për vrasjen e të miturit në Francë

25 Maj 2026 | 12:52

Autoritetet franceze kanë vënë në pranga një 16-vjeçar pasi dyshohet si autori i vdekjes së një djali 12-vjeçar. I mituri u gjet i vdekur të dielën në qytetin e Rennes, Francë.

Zyra e prokurorit njoftoi se 16-vjeçari mbetet në paraburgim, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të rastit.

Trupi i 12-vjeçarit u zbulua të dielën pasdite kur një peshkatar dëgjoi të qarat e fëmijës pa qenë në gjendje të përcaktonte se nga vinin. Ai menjëherë njoftoi policinë, e cila nxitoi në vendngjarje dhe e gjeti 12-vjeçarin të vdekur në shkurre pranë lumit Vilaine.

Sipas të njëjtave informacione nga hetimi, një peshqir i lagur ishte i lidhur rreth qafës së fëmijës. Shpëtimtarët që mbërritën në vendngjarje nuk mundën ta shpëtonin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026