U martuan pas dy dekadash, sa faqe ishte fjalimi i Ben Affleck për JLo
Ben Affleck shprehu dashurinë e tij për Jennifer Lopez në një fjalim 12 faqesh gjatë ditës së tyre të dasmës në gusht, zbuloi Kevin Smith.
“Ai është një nga shkrimtarët e mi të preferuar në planet” vuri në dukje producenti i “Clerks” gjatë një emisioni të huaj. Ai i shkroi zotimet e tij, ata shkruan zotimet e tyre, por ai shkroi një fjalim të gjatë që ia lexoi asaj në dasmë, i cili ishte befasues. Ishte e mrekullueshme. Shumë frymëzuese. Jam i lumtur për ta. Ishte një fund i vërtetë përrallor. Dhe ajo ka shije të patëmetë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. Ajo dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastikë.”, tha mes të tjerash Smith për çiftin e sapomartuar.
Affleck dhe JLo u takuan për herë të parë në vitin 2002 si bashkë-ylltarë në xhirimet e filmit thriller-slash-romcom të vitit 2003 “Gigli”.
Ndërsa çifti i atëhershëm i fejuar planifikoi të martohej në vitin 2003, ata e shtynë dasmën e tyre për shkak të “vëmendjes së tepërt të medias”. Por, mjerisht, të dy njoftuan publikisht ndarjen e tyre në janar 2004, raportojnë mediat e huaja.
Menjëherë pas kësaj, Lopez u martua me Marc Anthony në 2004. Lopez dhe burri i saj mirëpritën binjakët Emme dhe Maximilian në vitin 2008. Ndërkohë, Garner dhe Affleck patën tre fëmijë të tyre, Violet, Seraphina dhe Samuel. Martesa e Lopez dhe Affleck përfundimisht përfundoi me divorc, përkatësisht në 2014 dhe 2015.
Pas ndarjes së saj nga Alex Rodriguez në vitin 2021, burimet i thanë Page Six se Jennifer mund të rikthehej, me Affleck.
Në prill të vitit 2022, të dy ishin fejuar sërish ndërsa u muatuan në gusht të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset