U përpoqën të hynin në bazën detare britanike, arrestohen dy persona në Skoci! Njëri prej tyre iranian

20 Mars 2026 | 16:29

Dy persona u arrestuan të enjten pasi u përpoqën të hynin në bazën detare Faslane, ku janë të stacionuara nëndetëset bërthamore britanike.

Sipas agjencisë britanike të lajmeve PA dhe gazetës Times, njëri prej të arrestuarve, një 34-vjeçar, është me kombësi iraniane. Një zëdhënës i Policisë Skoceze tha se rreth orës 17:00 morëm informacion se dy persona po përpiqeshin të hynin në Bazën Detare.

“Një burrë 34-vjeçar dhe një grua 31-vjeçare janë arrestuar në lidhje me këtë incident dhe hetimet janë duke vazhduar”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Katër nga nëndetëset bërthamore të Britanisë janë të vendosura në bazë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026