UEFA refuzon kërkesën e Mynihut për të vendosur flamurin LGBT në ndeshjen Gjermani-Hungari
Këtë të mërkurë, stadiumi ‘Allianz Arena’ në Munih, nuk do të ndriçohet nga ngjyrat e ylberit gjatë ndeshjes finale të grupit mes Gjermanisë dhe Hungarisë, pjesë e Kampionatit Evropian.
UEFA ka refuzuar aplikimin e këshillit bashkiak të Munihut, për të mbuluar stadiumin me ngjyrat e ylberit, duke thënë se e kuptojnë synimin e këtij propozimi ama i duhet të “mos ta pranojë kërkesën” për shkak të kontekstit të saj politik.
Krye bashkiaku i Munihut, Dieter Reiter, është shprehur më parë se kjo kërkesë ishte bërë për të treguar solidaritet me komunitetin LGBT në Hungari, pasi shteti i tyre miratoi një ligj të ri, i cili është cilësuar si homofob nga disa grupe të të drejtave të njeriut.
Legjislacioni i ri hungarez ndalon shpërndarjen tek të miturit, të çdo lloj materiali që ka në përmbajtjen e tij, tema rreth homoseksulitetit apo rivendosjes së gjinisë, duke hequr kështu çdo përmendje të çështjeve të komunitetit gay dhe atij transgjinor nga programet mësimore.
Ditën e djeshme, ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto e kritikoi ashpër propozimin e Munihut.
“Në Hungari, ne kemi miratuar një ligj që mbron fëmijët hungarez dhe tani në Evropën perëndimore po shohim që po mbërthehen pas këtij fakti,” tha Szijjarto gjatë vizitës së tij në Luksemburg. “Ata duan ta shprehin këtë duke përfshirë politikën në ngjarje sportive, edhe pse ato nuk kanë të bëjnë aspak me miratimin e ligjeve të një kombi.”
UEFA ndërkohë është shprehur se beson që “diskriminimi mund të luftohet vetëm nëse bashkëpunojmë ngushtë me njëri-tjetrin.”
Kjo lëvizje e UEFA-s ka ndezur debate dhe kritika të ndryshme, si edhe një peticion virtual në mbështetje të vendosjes së dritave me ngjyrat e flamurit LGBT në stadiumin Allianz Arena.
Rainer Koch, send a sign for tolerance! Accept the petition and let the #AllianzArena shine in rainbow colors on June 23. #SportPride @UEFA @DFB @DFB_Team @StadtMuenchen #UEFA #Regenbogenfarben https://t.co/NEmIKWigjm
— Chris Sch⭕uten🌹🌳 (@CCSchouten) June 22, 2021
Parlamentarja evropiane, Dana Spinant, tha se Komisioni Evropian në mënyrë të vazhdueshme, i ka përdorur flamujt LGBT dhe se ata mendojnë që kjo është një ide e mirë për të treguar mbështetjen ndaj komunitetit.
Ama ajo shtoi se “ne nuk jemi në asnjë pozicion për t’i treguar një organizate sportive çfarë të bëjnë, duke insistuar se ky është një diskutim që i takon vetëm UEFA-s dhe qytetit të Munihut”.
“Çfarë kuptimi ka ylberi?” pyeti zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, këtë të hënë. “Ai përfaqëson mënyrën si duam të jetojmë: Me respekt për njëri tjetrin, pa diskriminimin që për një kohë të gjatë i ka përjashtuar minoritetit. Dhe me siguri shumica më e madhe e njerëzve mund të bien dakord me këtë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta