Ukraina akuzon Rusinë në një gjykatë ndërkombëtare për shpërfilljen e ligjit detar

23 Shtator 2024 | 13:08

Ukraina e ka akuzuar Rusinë në një gjykatë ndërkombëtare të hënën se po e shpërfill ligjin detar duke tentuar ta mbajë vetëm nën kontrollin e vet Ngushticën e Kerçit mes Rusisë dhe Krimesë së aneksuar.

Kievi iu drejtua Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit, një gjykatë ndërkombëtare me bazë në Hagë, në vitin 2016, pasi Moska filloi ta ndërtojë Urën e Krimesë 19 kilometra të gjatë, për ta lidhur gadishullin që e aneksoi nga Ukraina më 2014.

Kjo urë është vendimtare për furnizimin me karburante, ushqim, dhe produkte të tjera në Krime, ku në portin e Sevastopolit ndodhet baza e flotës detare të Rusisë në Detin e Zi.

Ajo u bë rrugë e rëndësishme furnizimi edhe për trupat ruse pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022.

Ura e Kerçit, që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, kur u sulmua në muajin tetori të vitit të kaluar.

Kievi, i cili kërkon që kjo urë të shkatërrohet dhe ka kryer sulme ndaj saj, thotë se Rusia e ndërtoi urën ulët për t’i mbajtur larg anijet ndërkombëtare dhe për t’ua mundësuar njëkohësisht anijeve të vogla ruse të kalonin përmes ngushticës që i lidh Detin Azov me Detin e Zi.

“Rusia dëshiron ta mbajë për vete Detin Azov dhe Ngushticën e Kërçit”, tha përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korynevych, në seancën dyshimore, shkruan REL.

Rusia e ka hedhur poshtë rastin e Ukrainës si të pabazë dhe të pashpresë.

Rastet në Gjykatën e Arbitrazhit mund të zgjasin me vite.

Rasti i Ngushticës së Kërçit është njëri nga shumë rastet në gjykatat dhe institucionet ndërkombëtare ku Ukraina e akuzon Rusinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026